BULQIZË – Ekipet e Bashkisë Bulqizë kanë vijuar punën për hapjen e rrugëve nga reshjet e dendura të dëborës që përfshinë vendin gjatë fundjavës që lamë pas.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Bashkia bën me dije se të gjitha qendrat e njësive administrative janë të kalueshme lirisht, ndërsa aktualisht po punohet për hapjen e rrugëve të vetëm disa fshatrave, banorët e të cilëve kanë vështirësi në qarkullim.
“📍BULQIZË–❄Ekipet e Bashkisë Bulqizë kanë vazhduar punën në çdo zonë të thellë për hapjen e rrugëve pas reshjeve që kanë rënë. Të gjitha qendrat e Njësive Administrative në Bulqizë janë të hapura. Puna po vijon edhe për hapjen e rrugëve të vetëm disa fshatrave, banorët e të cilëve kanë vështirësi në qarkullim”, – shkruhet në postimin e Bashkisë.