“73 vite nga hapja e minierës së kromit”, Bashkia Bulqizë aktivitet për 18 shkurtin

BULQIZË – Bashkia Bulqizë ka organizuar sot një aktivitet me rastin e 18 shkurtit, Ditës së Minierës së Bulqizës, e cila u themelua 73 vite më parë dhe hap pas hapi solli edhe krijimin e qytetit të Bulqizës.

Në këtë ceremoni ishin të ftuar Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, Kryetari i Këshillit Bashkiak Bulqizë, Gëzim Xhafa dhe Drejtori i minierës së Bulqizës, Mikel Demçe.

Fjalën hapëse e mbajti Kryetari i Bashkisë, i cili falenderoi dhe uroi të gjithë punëtorët e minierës së Bulqizës dhe gjithashtu bëri një përmbledhje të shkurtër historiku të minierës dhe vetë qytetit.

Më pas përshëndeti Drejtori i minierës z. Demçe i cili shprehu mirënjohjen për çdo punëtor të sektorit minerar në Bulqizë dhe vuri theksin në punën e bërë për përmirësimin e kushteve të sigurisë në këtë sektor, duke e cilësuar këtë si një prioritet në vazhdimësi.

Gjithashtu edhe Kryetari i Këshillit Bashkiak përshëndeti me fjalën e tij në këtë ceremoni.

Të ftuar ishin edhe veteranë dhe pensionistë të cilët kishin vite në minierë të cilët folën me nostalgji dhe kujtuan hap pas hapi se si është rritur në vite sektori minerar në Bulqizë.

Në fund pjesëmarrësit patën mundësi të shikonin punimet nga ekspozita e pikturës “Miniera në penelin e një nxënësi”.

May be an image of 1 person, sitting, standing dhe E brendshme

May be an image of 1 person, standing dhe text that says 'Bulqize'

May be an image of 1 person, standing dhe E brendshme

May be an image of 1 person dhe standing

May be an image of 1 person, standing dhe text that says 'ALBCHROME'

May be an image of 1 person, standing dhe text that says 'ALBCHROME'

May be an image of 3 njerëz, people sitting dhe E brendshme

May be an image of 3 njerëz, people standing, people sitting dhe E brendshme

May be an image of 3 njerëz, people standing dhe E brendshme

Fjalimi i plotë i kryebashkiakut Alla:

Si sot 73 vite më parë, nisi aktivitetin miniera më e madhe e Kromit në vend. Ishte kjo minierë që shënoi edhe gurthemelin e një qyteti të tërë, banorët e të cilit do ta lidhnin jetën e tyre me një nga burimet më të vlefshme nëntokësore në Shqipëri, por jo vetëm. Ishte ky zhvillim i cili e lidhi minierën dhe qytetin në mënyrë pazgjidhshme.
Janë plot 73 vite që ne e festojmë 18 shkurtin si një nga ditët e rëndësishme për të gjithë Bulqizën. Kjo datë shënon edhe nisjen e urbanizimit të Bulqizës. Një qytet që u ngrit vazhdimisht duke u kthyer në një nga burimet më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare dhe të mijëra familjeve që kanë siguruar jetesës duke punuar në galeritë e kromit.
Qyteti që nisi me krijimin e minierës, u pasua më tej me të gjitha institucionet e nevojshme për një jetë urbane, me shkolla, kinema, spital e qendra shëndetësore, për të arritur deri në ditët e sotme ku përreth tij, së bashku me të gjitha njësitë administrative mblidhen rreth 41 mijë banorë.
Nga 8 punëtorë nga Rubiku dhe 13 të tjerë nga zona e Bulqizës që ishin 73 vite më parë në lartësitë mbi 1000 metër mbi nivelin e detit, sot numërohen mbi 2000 minatorë të cilët sigurojnë jetën në këto galeri. Për vite me radhë në të kanë punuar me mijëra të tjerë, ku pse jo, kanë sakrifikuar edhe nga vetja për këtë pasuri të madhe kombëtare.
Gjej rastin këtu të shpreh respekt dhe mirënjohje ndaj qindra mijëra minatorëve, inxhinierëve e teknikëve të minierës, të cilët ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre në këto galeri.
Për mua është nder dhe privilegj të jem i pari i një qyteti, banorët e të cilit kanë kontribuuan aq shumë për interesat kombëtare, e që sot meritojnë shumë më shumë nga ç’u është dhënë ndër dekada me radhë.
Po ashtu është nder dhe privilegj të jap kontributin tim për të drejtat e bashkëqytetarëve të mi që punojnë në minierë, si edhe të punoj për ta kthyer Bulqizën në qytetin që duam të gjithë.
E konsideroj sërish si nder dhe privilegj të drejtoj Bashkinë Bulqizë në një moment kur po shënohen shndërrime të rëndësishme, siç është afrimi i saj me Kryeqytetin përmes rrugës së Arbrit.
Mirënjohje dhe respekt ndaj të gjithë bashkëqytetarëve të mi, të cilët edhe sot e kësaj dite vazhdojnë t’i japin kuptim kësaj pasurie kombëtare.🙏

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu