BULQIZË – Bashkia Bulqizë ka organizuar sot një aktivitet me rastin e 57-vjetorit të krijimit të ekipit të futbollit ‘Minatori’.
Aktiviteti u zhvillua në formën e një kampionati, ku morën pjesë ekipe futbolli nga të gjitha njësitë administrative të bashkisë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Bashkia bën me dije se vendin e parë e zuri ekipi i Njësisë Administrative Shupenzë, ndërs të dytin ai i Fushë-Bulqizës.
Postimi i Bashkisë Bulqizë:
57 vjet pas krijimit të ekipit të futbollit Minatori, të rinj nga të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Bulqizë zhvilluan një mini-kampionat futbolli.
Në kujtim të 18 shkurtit 1964, datë kjo që shënoi krijimin e ekipit të futbollit #Minatori, që më pas u quajt 18 Shkurti e sot #KFBulqiza, “Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Turizmit, Rinisë Sportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit” mblodhi ekipet e të gjitha njësive.
Mini-kampionati u fitua nga ekipi i NjA #Shupenzë, ndërsa në vend të dytë u rendit ekipi i NjA #FushëBulqizë.