BULQIZË- Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, priti në zyrën e tij nxënësit pjesëmarrës në ekspozitën e pikturës “Miniera në penelin e një nxënësi”.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Ditës së Minierës e cila mbahet me 18 shkurt.
Gjatë këtij takimi Alla i falenderoi nxënësit, të cilët me punimet e tyre i dhanë një dimension tjetër ditës së minierës së Bulqizës dhe shpërndau 20 certifikata për pjesëmarrësit.
Punimet më të mira të kësaj ekspozite u vlerësuan me çmime simbolike.
“Çmimin e parë e mori Denisa, nga shkolla “Asllan Keta” në Fushë Bulqizë. Të dytat u renditën Anakeda nga Gjimnazi Arbëria dhe Enki nga shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Daçi”, Shupenzë. Në vendin e tretë u renditën Ana nga shkolla 9-vjeçare “Xhevdet Doda” dhe Elionida nga shkolla 9-vjeçare “Shefqet Tançi”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë.