Kursi i këmbimit/ Valutat e huaja forcojnë pozitat në raport me lekun

TIRANË- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten monedhat e huaja vijuan për të dytën ditë radhazi, të forcojnë pozitat në raport me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,02 lekë dhe këmbehet me 102,44 lekë, ndërsa euroja fitoi terren lehtë me 0,01 lekë dhe këmbehet me 123,58 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u ngjit në kuotën 142,63 lekë, duke shënuar dhe rritjen më fortë gjatë kësaj jave me 0,60 lekë.

Ndryshe nga valutat e tjera franga zvicerane, po vijon trendin e zbritjes. Sot monedha zvicerane këmbehet me 114,15 lekë, ose 0.31 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 102.44 +0.02
Euro EUR 123.58 +0.01
Poundi Britanik GBP 142.63 +0.60
Franga Zvicerane CHF 114.15 -0.31
Jeni Japonez (100) JPY 96.87 +0.24
Dollari Australian AUD 79.62 +0.29
Dollari Kanadez CAD 80.75 +0.10
Korona Suedeze SEK 12.30 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 12.08 -0.01
Korona Daneze DKK 16.62 0.00
SDR SDR 147.34 -0.57
Ari(OZ 1) XAU 182599.30 -495.02
Argjend(OZ 1) XAG 2779.30 +5.20
Juani Kinez (onshore) CNY 15.84 -0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 15.87 -0.03
Lira Turke TRY 14.75 +0.12

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu