Formoi flamurin mozaik me letra origami; Artistja nga Kosova thyen rekordin ‘Guinnes’

PRIShTINË – Artistja nga Kosova Arbnora Fejza–Idrizi nga komuna e Skenderajt, ka thyer rekordin ‘Guinnes’ duke krijuar mozaikun më të madh me letra origami me flamurin e Republikës së Kosovës.

Arbnora, e cila ushtron edhe profesionin e mësueses, e ka krijuar flamurin e Kosovës në palestrën Sportive të qytetit, ndërsa lajmin e ka bërë publik edhe politikani nga Kosova,  Bekim Hamëz Jashari.

Artistja thotë se flamuri u ndërtua me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë. Ajo shprehet se punimet për flamurin kanë zgjatur rreth 1 vit e katër muaj.

“1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletpalosje origami, 13 orë punë intensive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur një rekord të ri botëror”, – ka thënë ajo.

/Bulqiza.info/

Mësuesja nga Kosova synon rekordin e tretë “Guinness”/ Kujt ia dedikon këtë herë?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu