VIDEO/ Sonda kërkimore e NASA-s zbarkon me sukses në Mars

Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA ka lajmëruar se sonda e saj ‘Perseverance’ ka zbarkuar me sukses në një krater të planetit Mars, i cili është emërtuar me emrin e një qyteti në Bosnje Hercegocinë, Jezero.

Sonda me gjashtë rrota, më e madhja dhe më e avancuara e NASA-s, zbarkoi të enjten, pas një udhëtimi shtatëmujor, prej 470 milionë kilometrash, nga Toka.

NASA i është bashkuar Agjencisë Evropiane të Hapësirës, për të sjellë copëza shkëmbinjsh nga Marsi, që mund të tregojnë nëse ka ekzistuar ndonjëherë jetë në të.

Përveç amerikanëve, kjo është një ditë historike edhe për 1,000 banorët e qytetit Jezero të Bosnje Hercegocinës. Ky emër iu dha kraterit të gjerë prej 49 kilometrash, që nga Bashkimi Astronomik Ndërkombëtar, mendohet se dikur ka qenë i përmbytur me ujë.

Jezero, në disa gjuhë sllave do të thotë liqen.

Sonda ‘Perseverance’ është anija e nëntë kozmike që zbarkon me sukses në Mars – të gjitha nga Shtetet e Bashkuara.

Dy anije kozmike nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina gjithashtu u futën në orbitën e Marsit javën e kaluar.

Image result for perseverance

Image result for perseverance

Image result for perseverance rover landing

Image result for perseverance

Image result for perseverance

Image result for perseverance

Image result for perseverance

Image result for perseverance

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu