Një viktimë dhe 398 raste të reja me koronavirus në Kosovë

PRIShTINË – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e virusit COVID-19, ka ndërruar jetë vetëm 1 pacient nga Drenasi, 39 vjeç.

Në raportin ditor të situatës epidemiologjike, bazuar në 2,996 testime, 398 prej tyre kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Sëmundjen e kanë mundur edhe 228 pacientë, ndërsa raste aktive janë 6,639.

Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që prej atëherë, në Kosovë janë regjistruar 66,380 raste të të infektuarve, prej të cilëve 1,572 kanë vdekur.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu