TIRANË – Prej ditësh përflitet për një romancë mes Aleksia Peleshit, vajzës së ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, dhe aktorit të humorit, Romeo Veshaj.
Thashethemet lindën pasi dyshja postoi fotografi nga i njëjti vend në Vlorë. Ndërsa së fundmi, Aleksia ka publikuar foto me Romeon, duke mos e fshehur më lidhjen e tyre.
Aleksia gjithashtu ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një foto në makinë, ku vihej re Romeo duke drejtuar automjetin.
Kujtojmë se aktori dhe këngëtarja e njohur Jonida Maliqi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre që në nëntor, teksa në shumë pak kohë u zbulua lidhja e re me vajzën e ministrit.