Kompania e Elon Musk bëhet ”laborator” për Covid-19

UAShINGTON- SpaceX, kompania e miliarderit Elon Musk kushtuar fluturimeve hapësinore, është bërë një laborator për Covid-19.

Më shumë se 4 mijë punonjës të saj u vunë në dispozicion për kërkime mbi imunizimin i cili u botua më pas në revistën shkencore Nature Communications, raportoi ”Wall Street Journal”.

Punëtorët e SpaceX e kanë vënë veten në dispozicion për një periudhë të caktuar kohe, muajt e fundit, për të marrë mostra gjaku në mënyrë që studiuesit të mund të analizojnë përmbajtjen e antitrupave.

Rezultati sugjeron që një prag i caktuar i antitrupave mund t’u sigurojë njerëzve një mbrojtje të qëndrueshme kundër virusit, por që ata nuk bëhen imunë. Për më tepër, 61 % e 120 punonjësve që morën virusin raportuan se kishin përjetuar simptoma të lehta të infeksionit.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu