Novak Gjokoviç fiton Australian Open

MELBURN– Tenisti serb Novak Gjokoviç fitoi për të nëntën herë  turneun Australian Open, pasi mundi në ndeshjen finale rivalin rus, Daniil Medvedev me rezultatin 3-0 (7-5, 6-2, 6-2).

Megjithëse Medvedev shkëlqeu gjatë turneut, gjë që i dha shpresë për të luftuar për trofeun e tij të parë në karrierë, Gjokoviç u tregua më i mirë duke shënuar fitore në një ndeshje e cila zgjati vetëm një orë e 53 minuta.

Përveç trofeut, Gjokoviç do të marrë shpërblim prej 2,75 milionë dollarësh australianë (1,72 milionë euro).

Për Gjokoviç, ky është titulli i 18-të Grand Slam, kurse rivalët e tij më të mëdhenj, Rafael Nadal dhe Roger Federer, kanë vetëm nga dy trofe më shumë se ai.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu