PRIShTINË – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e virusit COVID-19, kanë ndërruar jetë 3 pacientë.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç).
Në raportin ditor të situatës epidemiologjike, bazuar në 3,104 testime, 260 prej tyre kanë rezultuar pozitive me koronavirus.
Sëmundjen e kanë mundur edhe 190 pacientë, ndërsa raste aktive janë 6,706.
Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që prej atëherë, në Kosovë janë regjistruar 66,640 raste të të infektuarve, prej të cilëve 1,575 kanë vdekur.