Vritet ambasadori italian në Kongo, reagon ministri Di Maio

GOMA – Në qytetin Goma të Republikës Demokratike të Kongos, në Afrikë, në orët e mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një sulm ndaj makinës ku ndodhej ambasadori italian, Luca Attanasio, i cili për pasojë humbi jetën më pas në spital.

Ende nuk janë të qarta arsyet e sulmit, por dyshohet se ishte një tentativë rrëmbimi.

Sipas informacionit fillestar, sulmi ndodhi në rrugën midis qyteteve Goma dhe Bukavu, nga një komando terroriste.

Hetimet janë ende në zhvillim e sipër mbi dinamikën dhe motivin.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë ka reaguar ministri i jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili tha: Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të hedhur dritë mbi incidentin. Kam mësuar me shumë shqetësim dhe dhimbje të madhe për vdekjen e Ambasadorit tonë në Republikën Demokratike të Kongos dhe të një ushtari të Karabinierëve.

“Dy shërbëtorë të shtetit u shkëputën nga ne me dhunë në përmbushjen e detyrës së tyre. Rrethanat e këtij sulmi brutal nuk dihen ende dhe asnjë përpjekje nuk do të kursehet për të ndriçuar atë që ndodhi”, – vijoi më tej ministri, duke shtuar se: Sot shteti mban zi për humbjen e dy bijve të tij shembullorë dhe mblidhet rreth familjeve dhe miqve dhe kolegëve të tyre në Farnesina.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu