TIRANË- Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka theksuar se në lidhje me personat që do të jenë pjesë e listës së kandidatëve përgjegjësinë kryesore e kanë drejtuesit e qarqeve.
Shefi i qeverisë i pyetur nga gazetarët se nëse do të jenë ish ministrat Xhafaj, Lleshaj, Bushati pjesë e listës, duke theksuar se janë përgjegjësit e qarqeve që e kanë në dorë dhe përzgjedhjen e emrave.
“Nuk është askush i ndryshëm nga tjetri, të gjithë janë në trupën ku do të bëhet seleksioni, drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë për të propozuar skuadrën e qarkut, pastaj do të vendosë Kryesia,. Pres propozimet e tyre të cilët duhet të bëjnë me përgjegjësi të madhe skuadrat dhe pastaj në Kryesi do të bëhet miratimi”, tha Rama.