Kim takim me kreun e KQZ, zbulohen dy temat kryesore të diskutimit

TIRANË- Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim për rreth një orë me kryetarin e KQZ-së.

Në fokus të këtij takimi mësohet se ka qenë diskutimi për pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjithashtu, pjesë e diskutimit mësohet të ketë qenë edhe identifikimi elektronik i zgjedhësve.

Ky takim vjen në vrazhdën e një sërë takimesh të zhvilluara ndërmjet kreut të KQZ-së, dhe ambasadores amerikane.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu