Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Mariana Shegani

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra Mariana Sheganin (Dedi), gjyqtare pranë gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit Mariana Shegani (Dedi), gjyqtare pranë gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi pasi analizoi provat dhe faktet shpalli sot vendimin e shkarkimit të gjyqtares së Gjykatës së  Tiranës nga detyra.

Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Mariana Shegani (Dedi) u përball më Vetingun me 19 shkurt në seancë dëgjimore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si pjesë e procesit kalimtar të rivlerësimit të njohur gjerësisht si procesi i Vetingut.

Shegani e ka filluar karrierën në vitin 1992 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe për gati tre dekada rresht ajo ka vazhduar ta ushtrojë funksionin në këtë gjykatë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu