U akuzuan për ryshfet në spitale; Gjykata liron dy “shoqet e Tires”

TIRANË – Gjykata e Apelit ka lënë të lira 1 infermiere dhe sanitaren e spitalit Covid 2, të dyshuara për korrupsion, të cilat u akuzuan si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit.

Apeli ka dhënë masën e sigurisë me detyrim paraqitjeje për Rukije Hoxhën dhe Sidorela Çelën, ndërsa e ka gjetur të paligjshëm arrestimin e tyre.

Ndërkohë që për dy të pandehurat e tjera Mira Buri dhe Sheqerije Koçi, Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, me pretendimin se nuk kanë pasur dokumentacion të plotë.

Ato pritet që ta apelojnë vendimin në ditët në vijim. Në gjykatën e Tiranës ndaj tyre ishte dhënë masa e sigurisë e arrestit me burg për një afat 45 ditor, ndërsa prokuroria ishte ngarkuar me detyrën për të mbledhur prova të reja.

Avokatja e Sidorela Çelës tha për mediat se Gjykata kishte vlerësuar të paligjshëm ndalimin e tyre, dhe sipas saj e gjente të drejtë lirimin e tyre nga ambientet e qelisë.

“Gjykata tha se prokuroria duhet të kishte konstatuar veprimet e paligjshme, dhe se në përgjime nuk kishte prova të mjaftueshme për të evidentuar bashkëpunimin mes personave”, u shpreh Sevdari.

Tashmë për aktin e korrupsioni që u zbulua tek Shefqet Ndroqi, drejtësia duket se do të ndëshkojë vetëm pastruesen Tire Alldervishi, e cila është kapur duke i marrë sasi parash familjarëve të personave me koronavirus, në këmbim të shërbimit.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu