BE ndalon eksportin e vaksinave antiCOVID nga Italia

BRUKSEL– Bashkimi Europian ka përdorur për herë të parë të drejtën e tij të bllokimit të eksportit të vaksinave antiCOVID-19, për të ndaluar 250 000 vaksina të “AstraZeneca”-s nga Italia për në Australi, njoftuan sot burimet e BE-së, duke konfirmuar një raport të “Financial Times”.

Blloku krijoi në janar një regjistër për eksportet e vaksinave, në mes të një mosmarrëveshjeje me “AstraZeneca”-n, për të kontrolluar nëse prodhuesi britaniko-suedeze i vaksinave po përmbush detyrimet e tij kontraktuale me BE-në.

Mekanizmi lejon autoritetet kombëtare, në këshillim me Komisionin Europian, të bllokojnë eksportet e drejtuara nga BE-ja, nëse Blloku beson se një firmë nuk po respekton marrëveshjet ndërpalëshe.

Ndryshe nga prodhuesit e tjerë të vaksinave antiCOVID-19 “Pfizer/BioNTech” dhe “Moderna”, “AstraZeneca” nuk i ka dorëzuar ende dozat që i premtoi BE-së.

Kompania shkurtoi dërgesat e parashikuara në tremujorin e parë nga 80 milionë në 40 milionë doza, duke përmendur vështirësitë në prodhim.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu