VIDEO/ KF Bulqiza merr barazimin në Kavajë ndaj KF Luzit 2008

KAVAJË – KF Bulqiza ka zhvilluar sot takimin e radhës me KF Luzin 2008 të Kavajës, e vlefshme për javën e 12-të të Kampionatit Kombëtar Shqiptar të Futbollit, Kategoria e Dytë, Grupi A.

Ndeshja nisi në orën 13:30 në Stadiumin e Luzit në Kavajë, me mjaft energji dhe dëshirë për të fituar nga të dyja ekipet.

Vendësit ishin ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 36-të, përmes një goli të shënuar nga ana e Takut, ndërsa ekipi bulqizak do të arrinte barazimin në minutën e dytë shtesë të pjesës së dytë, përmes një goli të shënuar nga Myrto, duke bërë që ndeshja të mbyllej me barazimin 1-1.

Aktualisht KF Luzi 2008 renditet i treti në grup, me 22 pikë, ndërsa KF Bulqiza renditet e gjashta, me 16 pikë. Në vend të parë dhe të dytë renditen KF Shkumbini dhe KF Sopoti, me 31 dhe 25 pikë.

Në videon e mëposhtme kemi sjellë një përmbledhje të disa prej momenteve më kryesore nga ndeshja e sotme.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu