Manastirliu takon Kalon pas largimit nga Komiteti Teknik: Mirënjohje për kontributin e vlefshëm

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një takim me prof. Tritan Kalon.

“Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla. Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë COVID-19”, u shpreh ministrja.

Manastirliu tha se prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.

“Bashkë kemi një thirrje: ju lutemi zbatoni masat. Mbani maskën, ruani distance dhe higjienën. Bashkë do ia dalim”, u shpreh Manastirliu.

Më herët gjatë ditës së sotme prof. Kalo njoftoi largimin e tij nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu