Rama në Bujtinën “Hylli i Dritës” në Lezhë: Kjo është e ardhmja

LEZhË- Në Troshan të Lezhës, bujtina “Hylli i Dritës”, është një tjetër nga shumë sipërmarrjet e suksesshme në fshatin shqiptar, ku ndërthuren tradita dhe modernia, në funksion të zhvillimit të ekonomisë familjare dhe asaj lokale.

Kryeministri Edi Rama në kuadër të vizitës së tij në Lezhë u ndal edhe në Troshan në një nga bujtinat e ngritura në këtë zonë.

Rama e konsideroi agroturizmin si të ardhmen e zhvillimit të këtyre zonave.

“Kjo është e ardhmja. Këtë duhet të bëjnë të gjithë ata që janë në emigracion e kanë kursime, sepse llogaria del e qartë me investime në agroturizëm në tokën e shtëpinë e të parëve të kursimeve të mbledhura jashtë fiton shumë më tepër këtu se sa do të mund të fitonte atje me punë të zakonshme”, tha Rama.

Kryeministri informoi edhe mbi mundësinë që qeveria u ka krijuar të gjithë atyre sipërmarrësve që duan të zgjerojnë aktivitetin në fushën e agroturizmit përmes skemave kombëtare.

“Ju jeni në kuadrin e duhur për të bërë një aplikim për të marrë fonde nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për të vazhduar pjesën tjetër të investimit. Janë grante që përfitohen nga sipërmarrësit në varësi të ecurisë së projektit të tyre”, deklaroi Rama.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu