Dibër/ Vrau vjerrën me thikë, 44 vjeçarja pranon krimin

DIBËR- Zbardhen detaje të tjera për krimin në familje të ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Sipas burimeve bëhet e ditur se nusja pas një debati të ndodhur e ka goditur vjerrën me thikë në fyt dhe më pas e ka goditur 1 herë në kraharor dhe 1 herë në bark.

Familjarët dëgjuan zhurmën dhe njoftuan menjëherë policinë.

Burime nga policia bëjnë me dije se, 44 vjeçarja ka pranuar krimin, ndërsa mësohet se nuk kanë pasur konflikte të mëparshme dhe se ngjarja ka qenë pas një konflikti të çastit.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu