Alla dhe Damzi urojnë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

BULQIZË – Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla ka uruar pasditen e sotme të gjithë besimtarët myslimanë, në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Mesazhin e tij të urimit, Alla e ka përcjellë përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, ku ndër të tjera shkruan se “Ky është muaji më i mirë për të pastruar shpirtin dhe për të ndriçuar zemrën”.

Ai gjithashtu u ka uruar një agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë atyre besimtarëve që nisin ditën e tyre të parë të agjërimit 30-ditor ditën e nesërme (13 prill).

“Ramazani është muaji i bekimeve për ata që duan të adhurojnë Zotin sinqerisht. Ky është muaji i bekimeve për ata të cilët duke iu nënshtruar të gjitha porosive të Allahut, mundohen të përmbushin çdo vepër të mirë, për të cilën ka porositur Ai, dhe përpiqen të largohen nga çdo vepër e keqe, të cilën ka ndaluar Ai.

Të dashur miq,
Ky është muaji më i mirë për të pastruar shpirtin dhe për të ndriçuar zemrën.
Agjërimi është shërim edhe për sëmundjet trupore!
Ramazani është muaji kur Zoti i madhëruar hap portat e mëshirës për të gjithë njerëzimin!
Le të përfitojmë nga ky muaj për sa më shumë begati, mirësi, dashuri e respekt ndaj njëri tjetrit!
Përzemërsisht, uroj të gjithë besimtarët për një agjërim të lehtë e të pranuar!”, – shkruan Alla në postimin e tij.

May be an image of tekst Krahas kryebashkiakut Lefter Alla, një mesazh urimi ka ardhur gjithashtu edhe nga kandidati i Partisë Socialiste për deputet në Qarkun e Dibrës, Melaim Damzi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Damzi ka uruar për “sa më shumë begati, lutje dhe agjërim të lehtë e të pranuar për çdo besimtar të devotshëm që arrin të kuptojë mirësitë e muajit të shenjtë të Ramazanit”.

“Muaji i Ramazanit në të cilin zbriti Kurani udhëzim për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i saj nga rruga e shtrembër, këdo që e gjen ky muaj le ta agjërojë atë”.
El-Bakara: 185.
Gëzuar miq,
sa më shumë begati, lutje dhe agjërim të lehtë e të pranuar për çdo besimtar të devotshëm që arrin të kuptojë mirësitë e muajit të shenjtë të Ramazanit!
Përzemërsisht,
Melaim Damzi”, – shkruan Damzi në postimin e tij.

May be an image of tekst

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu