Alla takim me ish-ministrin e Financave dhe Prefektin e Dibrës: Këshillat e tyre na kanë shërbyer gjithmonë

BULQIZË – Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla ka njoftuar se është takuar me ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani dhe prefektin e Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu.

Alla shkruan se gjatë këtij takimi ka biseduar me ta për gjithçka është bërë deri më sot dhe vizionin për ndryshimin rrënjësor të Bulqizës.

“Një vizitë miqësore me Prof.Shkëlqim Cani dhe Prefektin e Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu.
Biseduam për gjithçka kemi bërë deri më sot dhe vizionin e punën tonë për ndryshimin rrënjësor të Bulqizës.
Këshillat miqësore të Prof.Canit dhe Prefektit na kanë shërbyer gjithmonë për të bërë punë sa më të mira, në interes të komunitetit”, – shkruan Alla.

May be an image of 6 njerëz, people standing, people sitting dhe E brendshme

May be an image of 6 njerëz, people sitting, people standing dhe ambiente të jashtme

May be an image of 3 njerëz, people sitting dhe E brendshme

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu