Agjencia  Amerikane e Barnave: Të pezullohet në mënyrë të menjëhershme përdorimi i vaksinës Johnson & Johnson

Ndërpritet në mënyrë të mënjëhershme përdorimi i vaksinës Johnson & Johnson.

Agjencia  Amerikane e Barnave dhe agjencitë federale të shëndetësisë bënë thirrje për një pezullim të menjëhershme të saj pasi gjashtë persona shfaqen një çrregullim të rrallë që përfshinte mpiksjen e gjakut dhe trombozë, dy javë pasi morën vaksinën.

Të gjashtë personat ishin gra mes moshave 18 dhe 48, njëra nga ato humbi jetën dhe një grua e dytë në Nebraska është shtruar në spital në gjendje kritike.

Pothuajse shtatë milion njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë marrë vaksinën e Johnson & Johnson deri më tani dhe afërsisht nëntë milion doza të tjera janë dërguar për injektim.

“Sot FDA dhe @CDCgov lëshuan një deklaratë në lidhje me vaksinën Johnson & Johnson. Ne rekomandojmë një pauzë në përdorimin e kësaj vaksine,” thuhet në njoftimin e FDA.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu