Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Dibër me kallashnikov; Si nisi konflikti mes tij dhe 2 vëllezërve

Arma e sekuestruar ditën e djeshme nga policia

DIBËR – Një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë me kallashnikov mëngjesin e sotëm në Dibër, në fshatin Luzni. Viktima është Xhetan Konesha, 50 vjeç, banues në fshatin Luzni, ndërsa autorët e dyshuar janë dy vëllezërit Altin dhe Muhamet Mera, të dy banues në po të njëjtin fshat.

Burime për mediat bëjnë me dije se fillimisht debati mes Koneshës dhe dy vëllezërve Mera ka nisur për një kanal që ndante pronat e tyre.

Konflikti më pas është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit, kur njëri prej vëllezërve Mera ka marrë kallashnikovin dhe e ka qëlluar Koneshën. Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar për në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Pas ngjarjes së rëndë, Mehmet Mera, 30 vjeç, është vënë në prangat e policisë, ndërsa vëllai tjetër, Altin Mera, 42 vjeç, është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ia ka mbathur në pyll për të humbur gjurmët.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e 42-vjeçarit të shpallur në kërkim.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu