Rast i rrallë/ Ky 91-vjeçar nga Kosova ka agjëruar 77 Ramazanë rresht: Këtë vit shënoj të 78-in

ISTOG – Mbrëmjen e kaluar nëpër xhamia është falur namazi i teravisë së parë, çka shënon edhe fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë.

Për të dytin vit radhazi besimtarët myslimanë e nisin muajin e shenjtë të Ramazanit duke iu përshtatur kushteve të diktuara nga pandemia, por kjo nuk e ka cenuar ritin e agjërimit në këtë muaj.

Osman Mavraj është një i moshuar 91-vjeçar nga Vrella e Istogut në Kosovë, i cili ka agjëruar për 77 Ramazanë radhazi. Madje ai tha për një emision televiziv në Kosovë se është gati për të agjëruar edhe Ramazanin e 78-të, i cili ka nisur ditën e sotme.

“Atëherë kur kemi qenë të rinj, Ramazani ka qenë më i mirë, ka pasur më lezet. Tashmë që jemi moshuar është më e lehtë të agjërosh”, – u shpreh 91-vjeçari.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu