Rama viziton ‘Bujtinën e Jufkave’ në Dibër: Shembull konkret i zhvillimit të agroturizmit

DIBËR – Ditën e sotme, në kuadër të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama po zhvillon takime të ndryshme në qarkun e Dibrës. Pas bashkëbisedimit me të rinjtë në Burrel, shoqëruar edhe nga drejtuesi politik, ndalesa e radhës e tij ka qenë ‘Bujtina e Jufkave’ në Peshkopi, investim ky i cili siç tha ai, është shembull i vlerës së zhvillimit të agroturizmit.

Në hyrje të bujtinës, kryeministri Rama është pritur nga pronarja e objektit, Dashuria, e cila e ka falenderuar për ndihmën e qeverisë në realizimin e këtij projekti. Gjatë bisedës me Ramën, ajo ka treguar si nisi gjithçka, kur gjatë një takimi që kishte pasur me deputetn Almira Xhembulla dhe vetë kryeministrin, kishte siguruar mbështetjen për zbatimin e idesë së saj, e cila sot është bërë realitet.

Nga ana e tij, kryeministri Rama tha se me largimin e pandemisë dhe hapjen e Rrugës së Arbrit, agroturizmi në zonë pritet të pësojë zhvillim të madh, ndërsa me batutë i tha Dashurisë se “do të fillojnë problemet e rezervimeve e s’do dish kujt t’ia prishësh e kujt t’ia ndreqësh”.

Biseda mes kryeministrit Rama dhe pronares së bujtinës:

Pronarja: Mirë se erdhët zoti kryeministër, e mbajtët fjalën.

Rama: Fantastike, fantastike, bravo.

Pronarja: Faleminderit.

Rama: E sheh, më doli fjala. Më tha Almira që ka edhe njerëz që…, ka lëvizje, ka njerëz që punojnë dhe ka edhe njerëz që vijnë e shijojnë.

Pronarja: Shumë faleminderit kryeministër.

Rama: Ky është çuni?

Pronarja: Ky është djali. Po, djali i vogël.

Rama: E shef çar bën guximi dhe puna. Ja këtu në mes të rrugës një shembull për të gjithë. Fantastike.

(…)

Rama: Kjo është Dashuria, Dashuria e jufkave që kur jemi taku ishte e mërzitur, si t’ja bëj etj., etj., edhe i thash bëj një bujtinë që të vijnë njerëzit e t’i shijjnë jufkat. Ja ku jemi sot, ë?

Pronarja: Po, siç e tha edhe kryeministri, pikënisja e gjithë kësaj mrekullie ka qenë nata kur Almira bëri një takim me zotin kryeministër, gjithë gratë rurale dhe bëri një mbështetje, për t’u dhënë forcë dhe mbështetje të gjitha grave të Dibrës. Unë atje shpalosa të gjitha idetë e mia, ku zotit kryeministër i pëlqeu idea dhe më premtoi që unë do ta realizoja patjetër këtë. Ja sot, siç e shihni edhe vetë, ne po ecim në ambientet e bujtinës sime.

Rama: Prit tani se e para pandemia, e dyta Rruga e Arbrit që po përfundon. Të iki pandemia tashti, të hapet sezoni, të bëhet edhe rruga, do të fillojnë problemet e rezervimeve e s’do dish kujt t’ia prishësh e kujt t’ia ndreqësh. Bravo, Bravo, fantastike.

Ndërkohë në mbishkrimin e postimit të tij, Rama shkruan: Peshkopi – Fantastike atmosfera tek “Bujtina e Jufkave” në Dibër, falë Dashurisë, një gruaje e palodhur plot energji, me një familje shumë punëtore dhe falë edhe mbështetjes financiare nga AZHBR🏔🥗🍲🌤; një shembull konkret i transformimit ekonomik e social që do të sjellë zhvillimi i Agroturizmit në natyrën mahnitëse të kësaj zone, e cila po çlirohet nga izolimi shekullor dhe shpejt do të kthehet në një tjetër destinacion turistik përmes Rrugës së Arbërit, që do ta bëjë Dibrën jastëkun e gjelbër të metropolit të Shqipërisë🇦🇱
/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu