“Ëndrra e ujit të pijshëm është çështje kohe”, Rama në Burrel: Politika e keqe nuk e bëri kurrë

BURrEL – Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, për herë të parë kryeministri Edi Rama është ndalur sot edhe në qarkun e Dibrës, fillimisht për një takim me të rinjtë në Bashkinë Burrel.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Rama foli për investimet që po bëhen në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe tha se kjo është një çështje kohe, që politika e keqe nuk e realizoi kurrë.

“Pa politiken Shqipëria nuk do të ishte duke bërë sot vaksinimin masiv. Pa politikën Shqipëria nuk do të ishte duke fituar betejen me koronavirusin, ashtu siç nuk po e arrijnë dot edhe vendet shumë më të fuqishme se ne. Nëse nuk do të kishte politikë kush do t’i strehonte ata qe iu shembën shtëpite nga tërmeti, dhe nëse nuk do të ishte politika e duhur ata sot do të ishin ende rrugëve. Po sot Mati nuk është gjëkundi me atë që ishte. Sot ëndrra e ujit të pijshëm nuk është më një ëndërr që do të vazhdojë edhe një shekull tjetër, por është një çështje kohe, sepse po investohet fuqishëm në të dy ujësjellësat që do ta bëjnë qoftë Burrelin e qoftë Matin me 24 orë ujë të pijshëm. Kush e bëri? Politika. Sikundër politika e keqe nuk e bëri kurrë. Politika në shërbim të njerëzve po e bën realitet. E di që kanë të drejtë, dhe s’kanë të drejtë në fakt, por le të themi që kanë të drejtë ata që thonë: Akoma me ujin e pijshëm merreni? Po patjetër, se ne nuk kemi qenë këtu 100 vjet në drejtim. Kur morëm detyrën situata ishte katastrofike, dhe kur Goni erdhi në krye të Bashkisë, unë e mbaj mend shumë mirë çfarë bisede kemi bërë, në momentin që i thash ti do kandidosh, më tha: Kryeministër, jam shumë i qartë që nuk po shkoj në një vend pa vështirësi. Jam shumë i qartë për të gjitha vështirësitë, por nëse nuk më premton që do t’i japim ujë 24 orë matjanëve, të lutem mos ma kërko”, – tha ndër të tjera kryeministri.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu