Qëlluan për vdekje me kallashnikov 50 vjeçarin, arrestohet vëllai tjetër i krimit në Dibër

Arma e sekuestruar ditën e djeshme nga policia

DIBËR- Ditën e sotme blutë e Dibrës kanë arrestuar Altin Merën, pasi ky i fundit bashkë me vëllanë e tij qëlluan me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend Xhetan Koneshën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luzni, Dibër, ku vëllezërit Altin dhe Muhamet Mera qëlluan me armë zjarri kallashnikov shtetasin 50 vjeçar Xhetan Konesha.

Banorët e zonës bënë më dije se sherri mes viktimës dhe dy vëllezërve ishte i hershëm, ndërsa në verë ata ishin zënë në lokalin e fshatit.

‘Mollë sherri’ mes dy familjeve ishte bërë uji i vaditjes, pasi në muajin gusht dy vëllezërit i kishin prerë tubat e vaditjes Xhetan Koneshës.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu