Rama përmend takimin me demokratin në tunelin e rrugës së Arbërit: I thashë fiton Shqipëria dhe do nxjerrim PD nga tuneli

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje edhe njëherë takimin që realizoi me një të ri në tunelin e rrugës së Arbërit.

Rama tha se aty u ndesh me një demokrat, i cili e pyeti se kush do të fitojë? Ndërsa përgjigja e kryeministrit, ishte fiton Shqipëria dhe do nxjerrim Partinë Demokratike nga tuneli.

“Doli një atje Rama ik, ku të iki mo, doli në ballkon. I erdhi mesazhin pllaka e gramafonit. Ku të shkojë? E kam fakt, thonë të vërtetët të shkretët, ik se na plase sepse nuk munden dot. Nuk ka rëndësi, takova m’u në tunel një demokrat. Më doli me maskë dhe më tha, a të bëjmë një selfie, dakord e bëjmë i thash. Më tha kush fiton? Populli shqiptar i thashë dhe po pa merak se edhe PD do e nxjerrim nga tuneli. Ishte tuneli tre, si mandati tre. Po këta që thonë Rama Ik, për të ik në Tiron, do i bien nga rruga jonë dhe jo e Lulit. Luli kishte thënë do hap Universitet në Peshkopi, prapë nga e para. Jo ne nuk do të hapim universitet në Peshkopi, por do të bëjmë që të rinjtë e të rejat të universitet e Tiranës dhe do të sjellim universitetet më të mira Evropiane, ku do të merret një diplomë e njëjtë me ato të universiteteve Evropiane. Universitetet në Peshkopi i hap Luli dhe dekan do të jetë Xhelal Mziu”, u shpreh Rama.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu