Dibër/ Ushtruan dhunë në familje, policia arreston 2 persona

DIBËR- Policia e Matit ka arrestuar ditën e sotme një 35 vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë në familje.

Blutë njoftojnë se 35 vjeçari me iniciale K. LL., banues në Klos, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe e ka kërcënuar atë, duke shkelur detyrimet e përcaktuara në urdhrin e mbrojtjes që kishte ajo.

Gjithashtu policia e Dibrës ka arrestuar një 43 vjeçar me iniciale D.S., banues në Lurë, Dibër, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Mat/Ushtroi dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe e kërcënoi atë, vihet në pranga 35-vjeçari.

Në Dibër kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi i shtetasit K. LL., 35 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe e ka kërcënuar atë, duke shkelur detyrimet e përcaktuara në urdhrin e mbrojtjes që kishte ajo.
_
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. S., 43 vjeç, banues në Lurë, Dibër, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu