VIDEO/ Sherr i ashpër mes pasagjerëve në Stamboll; Avioni mbërrin 5 orë me vonesë

STAMBOLl – Një konflikt mes pasagjerëve ka çuar në vonesën me 5 orë të një fluturimi me aeroplan në Aeroportin e Stambollit.

Në pamjet e publikuara nga ‘Daily Mail’, shihet se si fillim janë konfliktuar një burrë dhe një grua, për vendin e bagazhit të brendshëm, ndërsa më pas në sherr janë përfshirë edhe gratë, të cilat e kanë përshkallëzuar situatën.

Në video shihet edhe një burrë, i cili godet dhe tërheq për flokësh një grua në avion.

Sherri shpërtheu pak para ngritjes së avionit, i cili kishte si destinacion Tunizinë.

Një zëdhënës i “Tunisair” konfirmoi se ekuipazhi kishte kërkuar ndihmën e sigurimit për t’i qetësuar njerezit përpara se të niseshin nga Stambolli.

Lidhur me këtë incident ka nisur edhe një hetim.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu