Ekonomia e Kinës shënon rritje rekord në tremujorin e parë të vitit

Pamje nga Porti i Shangait, një prej portave më të mëdha tregtare të Kinës

PEKIN – Ekonomia e Kinës ka shënuar një rritje me 18.3% në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë. Kjo vlerësohet si një rritje rekord e ekonomisë së dytë më të fuqishme në botë, duke marrë parasysh krizën globale të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Shkalla e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto në tre muajt e parë të vitit 2021 ishte ndjeshëm më e lartë se rritja prej 6.5% e regjistruar në tremujorin e fundit të vitit 2020.

Analistët e kishin parashikuar që rritja e PBB-së në tre muajt e parë të vitit të merrte hov ndjeshëm në krahasim me periudhën e një viti më parë, kur ekonomia kineze pësoi një tkurrje historike prej 6.8%, ndërsa shfaqja fillestare e koronavirusit e detyroi Pekinin të mbyllte rajone të mëdha ekonomike të vendit.

Ndërkohë në javët e fundit, Kina ka raportuar tregues ekonomikë që tregojnë rritje prej 30% ose më shumë, nga një vit më parë.

Kina është ekonomia e dytë më e fuqishme në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por në dallim nga këto të fundit, ekonomia e saj po rritet me ritme të shpejta.

US hikes tariffs on Chinese goods, Beijing vows retaliation

10 Major Ports In China

Flights to Shanghai | Finnair China

Shanghai is on the way to become a leading fintech center - CGTN

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu