Presidenti i Barcelonës: Messi do të mbetet në ”Camp Nou”

MADRID– Presidenti i Barcelonës Joan Laporta është i bindur se Lionel Messi do të nënshkruajë një kontratë të re për të qëndruar me gjigantët e La Liga.

Messi është jashtë kontratës në fund të sezonit dhe e ardhmja e 33-vjeçarit me Barçën  nuk është e sigurt mes lidhjeve të forta me ”Paris Saint-Germain” dhe ”Manchester City”.

Laporta mbetet i vendosur për të rinënshkruar me Messin, i cili ka kaluar gjithë karrierën e tij të gjatë në ”Camp Nou”.

“Unë do të bëj gjithçka në aftësinë e klubit për ta bindur atë të qëndrojë. Kjo është ajo që ne po bëjmë. Messi është i motivuar. Ai është një person i jashtëzakonshëm dhe unë jam i bindur që ai do të dëshirojë të vazhdojë tek Barça”, shtoi ai.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu