Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve: Vendos kthimin e shkollave në normalitet

TIRANË- Komiteti Teknik i Ekspertëve ka zhvilluar dtën e sotme mbledhjen e radhës ku kanë bërë të ditur edhe masat e reja.

Komiteti ka vendosur kthimin e sistemit parauniversitar në normalitet por duke respektuar me rigorizitet masat antiCOVID.

“Siç shihet, Komiteti Teknik ka arritur në konkluzionin që situata është e qëndrueshme, por ka një rritje të lehtë të shtrimeve në spitale dhe thirrjeve të 127. Shpresoj që kjo situatë të mos rëndohet. Janë vaksinuar me dy doza, personeli mjekësor, një pjesë e mirë e arsimtarëve kanë përfunduar dozën e parë, po vijon dhe vaksinimi për kategoritë e tjera. Jemi nga vendet e para për ritmin.

Duke peshuar masat që kemi marrë, Komiteti Teknik mendon që të propozojë ministrisë të arsimit, që të kalojë atë parauniversitar në kombinuar, në kthimin në klasë, duke ndjekur në mënyrë rigoroze masat. Duhet të respektojmë distancimin fizik.

Vetëm me këto masa, me këtë ritëm, edhe me shtimin e vaksinimit, do të mundim të kemi një kontroll të mirë mbi pandeminë. Një rritje të ekonomikë dhe realizim të mirë të aktiviteteve të turizmit”, tha Rakacolli.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu