VIDEO/ Plumba mbi tifozët; lojtarët e skuadrës së futbollit transportohen nga ushtria drejt aeroportit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kongo. Skuadra e futbollit TP Mazembe fitoi 0-1 ndeshjen jashtë fushe përballë Sanga Balende ditën e djeshme në kampionatin e futbollit të Kongos.

Goli i pësuar në limite tërboi tifozët vendas, të cilët nisën të sulmonin lojtarët e TP Mazembe. Në kushte të tilla u desh ndërhyrja e ushtrisë së shtetit të varfër afrikan.

Siç dallohet në video, ekipi mik udhëtoi drejt aeroportit në një kamion të armatosur me policë, të cilët janë detyruar të qëllojnë me plumba realë për të shpërndarë tifozët e acaruar.

Ekipi mik siguroi tre pikët pas golit të shënuar në minutën e pestë shtesë dhe vazhdon të luftojë për titullin kampion (renditet në vend të dytë me një pikë më pak se kryesuesit e AS Vita Club).

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu