Bulqizë/ Nis puna për rregullimin e infrastrukturës rrugore në Unazën e Vjetër të qytetit

BULQIZË- Ka nisur puna për rregullimin e trotuareve, ndriçimin dhe plotësimin e të gjithë sinjalistikës rrugore në Unazën e Vjetër të qytetit.
Lajmin e bërit të ditur Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare të “Facebook”.
Alla gjithashtu thotë se projekte të tjera na presin për ta kthyer Bulqizën në bashkinë që duam.
“Ska Kohë Për Pushim! Këtu jemi në Unazën e Vjetër të qytetit, ku pas asfaltimit të shtresës së parë, tashmë kemi nisur punën për rregullimin e #trotuareve, #ndriçimit dhe plotësimit të gjithë #sinjalistikës rrugore. Të tjera projekte na presin për ta kthyer Bulqizën në bashkinë që duam. Bulqiza po ndryshon!”, shkruan Alla.

May be an image of 1 person, standing dhe ambiente të jashtme
May be an image of 1 person, standing dhe ambiente të jashtme
May be an image of 1 person, standing, pemë dhe ambiente të jashtme
May be an image of ambiente të jashtme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu