Dibër/ Arrestohet 26 vjeçari që qëlloi me thikë për vdekje vëllain e tij

DIBËR- Policia e Dibrës ka arrestuar 26-vjeçari Florjan Tonuzi, i cili akuzohet se vrau vëllanë e tij, Benard Tonuzi.

26-vjeçari u arrestua në afërsi të banesës, ndërsa rezulton përdorues droge.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të ditës së djeshme, në fshatin Alabegi, ku 26-vjeçari qëlloi me thikë vëllanë e tij, Bernard Tonuzin, 23 vjeç. Ky i fundit u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ende nuk dihen motivet që e çuan Florjan Tonuzin drejt aktit të rëndë të vëllavrasjes.

Viktima Benard Tonuzi dhe autori Florjan Tonuzi
Autori Florjan Tonuzi

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu