Po punonte në ndërtim në Maqedoninë e Veriut; 24-vjeçari nga Librazhdi bie nga lartësia dhe humb jetën

ShKUP – Një 24-vjeçar shqiptar nga Librazhdi ka humbur jetën këtë të shtunë në Maqedoninë e Veriut, ku ka qenë duke punuar në ndërtim.

Burime për mediat bëjnë me dije se i riu, Mirjan Kryeziu, nga fshati Zdranjsh i Librazhdit, ka qenë duke punuar në ndërtim në një lagje të Shkupit, ku ka rënë nga lartësia e ndërtesës.

Pas kësaj, 24-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur që të mbijetojë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu