5 viktima dhe 160 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

PRISHTINË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga COVID-19 kanë humbur pesë pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 160 raste të reja të infektimit me koronavirus teksa janë shëruar 415 pacientë, njofton Klan Kosova.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren dy raste (76, 73 vjeç), Pejë një rast (84 vjeç), Prishtinë një rast (73 vjeç), Skenderaj një rast (47 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 39 raste, Ferizaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Gjilan 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Prizren 10 raste, Drenas 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kamenicë 4 raste, Pejë 4 raste, Klinë 3 raste, Shtime 3 raste, Suharekë 3 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Lipjan, Rahovec dhe Viti.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu