Dibër/ Procedohen penalisht 13 persona për ndërtime pa leje

DIBËR- Policia e Dibrës ka proceduar penalisht 13 shtetas për krime mjedisore.

Sipas policisë, shtetasit me iniciale N.D., V. T., F. S., F. P., S. K., V. S., H. K., L. Q., K. N., Y. F., S. L., E. E., O. B., të gjithë banues në Dibër.

Këta shtetas, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse janë ndjekur penalisht.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Strukturat e Policisë së Dibrës, plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Goditen nga Policia, 13 raste të ndërtimeve të paligjshme, procedohen penalisht 13 shtetas.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , përgjatë javës kanë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:

N.D., V. T., F. S., F. P., S. K., V. S., H. K., L. Q., K. N., Y. F., S. L., E. E., O. B., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu