Almeda Abazi pozon me barkun e rrumbullakosur

Çifti shumë i dashur për publikun, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Aktorja është në pritje të një vajze, të cilën kanë planifikuar ta pagëzojnë me emrin Alina.

Duket se pritjes së ëmbël po i vjen fundi dhe bukuroshja shqiptare ndodhet në muajin e nëntë.

Së fundmi, ajo ka publikuar në Instagram një foto duke treguar barkun e rrumbullakosur. Almeda shfaqet me flokët e kapura, e veshur me një fustan të gjerë në ngjyrë të hapur.

Ndërkohë komplimentat nga fansat kanë qenë të shumta, të cilët e përgëzojnë për nurin që i ka rënë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu