Gazetari gjerman jep lajmin e mirë për shqiptarët: BE në qershor bën lëvizjen e madhe për Shqipërinë

BRUKSEL – Gazetari gjerman i ‘Euronews’ në Bruksel, Jack Parrock ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Twitter’ se së shpejti Komisioni Europian do të ketë lajme të mira për Shqipërinë.

Parrock thotë se burime i kanë konfirmuar se Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare për Shqipërinë në samitin e qershorit të liderëve të Bashkimit Europian.

“Komisioni Europian do të propozojë një lëvizje të madhe për procesin e pranimit të Shqipërisë. Burimet më thonë se Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE. Më pas, vendet e BE do të zgjedhin nëse do ta pranojnë”, – shprehet Parrock.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu