Katër viktima dhe 101 raste të reja me koronavirus në Kosovë

PRIShTINË – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër viktima si pasojë e sëmundjes së koronavirusit.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (78 vjeç)”, – thuhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit, pas testimit të 2,052 mostrave, janë regjistruar 101 raste të reja, ndërsa janë shëruar 421 pacientë. Aktualisht 7,983 raste janë aktive..

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 105,636 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,187 kanë vdekur.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu