Nevina Shtylla publikon foton me të dashurin nga shezlongu

Moderatorja shumë e ëmbël, Nevina Shtylla është prej vitesh në një lidhje dashurie, por vetëm verën e 2019 u zbulua cili ishte partneri i saj. Ai është jurist dhe quhet Arbër Myftari.

Mirëpo, ditën e sotme, Nevina i ka dhënë mundësinë fansave të bëjnë pyetjen që dëshirojnë dhe nuk kishte se si të mungonte kurioziteti lidhur me statusin e moderatores.

“Vazhdon të jesh single?” e ka pyetur një nga ndjekësit në InstaStory.

Nevina është përgjigjur në mënyrën më epike të mundshme, me një foto krahë Arbrit në shezlong duke shkruar me ironi “Po”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu