Vetëm 38 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit; Ndërrojnë jetë 2 qytetarë

TIRANË Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19: Të vendosin maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; të shmangin grumbullimet; të ruajnë distancimin fizik; të kujdesen për higjenën vetjake dhe të vetëizolohen në rast se dyshojnë se mund të jenë infektuar me COVID19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë kryer 1,762 testime për koronavirus, janë konfirmuar 38 raste të reja, kanë ndërruar jetë 2 qytetarë dhe janë shëruar 872 të tjerë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç kanë humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (03 Maj 2021)
Raste të reja ditore 38
Të shëruar në 24 orë 872
Të shtruar në spitale 123
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1,762

Testime totale 641,968
Raste pozitive 131,276
Raste të shëruara 111,792
Raste Aktive 17,085
Humbje jete 2,399

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14308
Fier 849
Shkodër 399
Durrës 249
Korçë 274
Gjirokastër 255
Vlorë 243
Elbasan 131
Kukës 103
Dibër 101
Berat 93
Lezhë 80

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu