Aksident hekurudhor në Meksikë; Shembet mbikalimi i metrosë, të paktën 20 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

MEKSIKO – Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe rreth 70 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti hekurudhor në kryeqytetin e Meksikës, Meksiko.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e shembjes së një mbikalimi gjatë natës, teksa metroja po kalonte mbi të, duke shtypur edhe një automjet që gjendej poshtë tij, – raportojnë mediat e huaja.

Ekipet zjarrfikëse dhe ata të emergjencës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e personave të bllokuar dhe viktimave.

Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë, pasi disa njerëz mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja dhe disa të tjerë po ashtu kanë mbetur të plagosur rëndë dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Rescuers search for survivors at a crash site in Mexico City, Mexico. Photo: 4 May 2021

“Kemi dëgjuar vetëm një bubullimë të fortë dhe gjithçka u shkatërrua”, – tha për mediat lokale një pasagjere 26-vjeçare e mbijetuar. “Kishte shumë njerëz që qëndronin ulur dhe kur aksidenti ndodhi, unë u përplasa fort me tavanin e vagonit”, – tha ajo.

Një dëshmitar okular tha për mediat se në çastet kur po ndodhte shembja e mbikalimit kishte parë strukturën të dridhej. “Kur pluhuri u largua, ne vrapuam për të parë nëse mund të ndihmonim. Nuk kishte britma. Nuk e di nëse ishin në shok”, – tha ai.

Ka dyshime se mbikalimi mund të jetë shembur si pasojë e dëmtimeve që ai kishte pësuar nga një tërmet në vitin 2017 dhe cilësisë së dobët të konstruksionit të tij.

Rescuer workers carry an injured person on a stretcher in Mexico City, Mexico. Photo: 4 May 2021

Rescuers work inside one of the damaged carriages in Mexico City, Mexico. Photo: 4 May 2021

Rescuers work at a crash site in Mexico City, Mexico. Photo: 4 May 2021

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu