Ceremonia e ‘Defender Europe 21’/ Gjenerali amerikan: Shqipëria është eksportuese e sigurisë, dalim më të fortë pas kësaj stërvitjeje

GDURrËS – Gjenerali amerikan, Komandant i Komandës Europiane të ShBA-ve, Tod Walters ka mbajtur sot fjalën e tij në ceremoninë hapëse të stërvitjes ushtarake të NATO-s “Defender Europe 21”, në Portin e Durrësit.

Walters e vlerëson Shqipërinë si një komb që ka luajtur një rol të madh për paqen në rajon dhe jo vetëm. Ai thotë se përmes stërvitjes “Defender Europe 21” që po zhvillohet në Shqipëri, vendet aleate të NATO-s, përfshirë Shqipërinë, do të forcojnë ‘muskujt’ dhe do të përmirësojnë gatishmërinë në të gjitha aspektet.

“President Meta, kryeministër Rama, të ftuar, të shquar, të nderuar pjesëmarrës, është nder të jem këtu sot në Shqipëri, të jem kaq i lumtur në një komb që i trajton të gjithë miqtë e tij si motra e vëllezër, bij dhe bija. Dua ta falënderoj këtë komb kaq të bekuar për atë që ka bërë dhe vijon të bëjë për paqen në rajon.

Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për ata që kanë humbur personat e dashur për COVID-19. Por edhe për vigjilencën që kjo pandemi mos të materializohet në krizë sigurie. Kemi rrugë shumë të gjatë përpara, por ne kemi dëshmuar përballë kësaj pandemie se do jemi të suksesshëm, sepse kjo pandemi nuk do na çojë në krizë sigurie.

Dua të falanderoj autoritetet ushtarake për këtë stërbvitje. Sot kemi provën e asaj që duhet të bëjmë, duhet të përmirësojmë transparencën strategjike që nuk është bërë që në 1940. Shohim bregdetin, duhet të kujtojmë çfarë ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pushtimi i Normandisë, gjithë logjistikat në tokë e det. Ne do të ulemi sot e do kuptojmë çfarë prove e vështirë është kjo.

E gjithë logjistika e anijeve është e përbashkët, jemi këtu sot, është shumë e komplikuar dhe e bëjmë në mënyrë tipike të NATO-s, me forca të armatosura të shëndosha. Marinsa, forca tokësore, detare, për të provuar e dëshmuar se nga kjo stërvitje do jemi më shumë përgjegjës, do të reagojmë më mirë.

Ashtu siç e përmenda më parë, Defender Europe 21, ka 28 mijë trupa në marinë, nga të gjitha kombet, nga 25 vende, dhe qëllimi është të demonstrojmë aftësitë tona kolektive. Dhe nëpërmjet kësaj do të bëjmë stërvitje të përbashkët nga shumë agjenci, forca shumëkombëshe, nga të gjitha degët kundër një rivali të stimuluar. Do të përmirësojmë muskujt tonë, dhe të përmirësojmë gatishmërinë tonë në të gjitha aspektet.

Falenderoj këtë komb, është eksportues i sigurisë. Mënyra si e kuptojmë këtë, momenti kur ju e keni treguar këtë nga pranimi në NATO, na ka dhënë një Shqipëri më të sigurt, pjesë perëndimore më të sigurt, një Mesdhe dhe Europë më të sigurt. Ndihemi më të sigurt, jemi më të fortë së bashku”, – tha gjeneral Tod Walters.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu