Gjuzi akuzon Ballën për vrasjen në Elbasan: E ke mandat gjaku, ti e nxore në pritë Pjerin Xhuvanin

TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi akuzoi ditën e sotme Taulant Ballën, se ka nxjerrë në pritë Pjerin Xhuvanin, ky i fundit u vra në Elbasan disa ditë para zgjedhjeve.

Gjuzi tha se krimi ndodhi për shkak se PS kërkonte mandatin e 9 në Elbasan.

“Taulant ta dish, ti ke mandat gjaku. E nxore në prit Pjerin Xhuavnin. Unë e kam pasur mik. Ai ndërroi jetë prej jush se kërkonit me dhunë mandatin e 9-të. Unë të akuzoj Taulant. Se ju jeni një nga organizatorët që e nxorët në pritë.”- shprehet Gjuzi.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu